Kaçe zbulon si mund të fitojë Shqipëria kundër Islandës

  • 05 June 2019 - 14:48
Kaçe zbulon si mund të fitojë Shqipëria kundër Islandës

Mesfushori i kombëtares, Ergys Kaçe ishte në konferencë për shtyp, ku foli për dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, atë ndaj Islandës dhe Moldavisë. Kaçe theksoi se ndaj ishullorëve kanë mundësi për të fituar, por për të arritur këtë duhet të luajnë si skuadër.

Islanda – “E dimë që Islanda është ekip i fortë dhe ka lojtarë të mirë. Edhe ne po ashtu. Po të japim maksimumin, besoj se do të fitojmë. Sigurisht edhe po të luajmë si skuadër.”

Reja – “Sa herë vjen një trajner i ri, lojtarët japin maksimumin se duan të luajnë. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati për ndeshjen. Për tre ditë do jemi edhe më gati.”

Skema 3-5-2 e Rejas – “Me klubet tona i kemi provuar të gjitha skemat, ndaj nuk do të jetë një problem. Nuk e di a do luaj titullar, po më aktivizoi trajneri, atëherë do jap më të mirën që të marrim tre pikët me Islandën”.

(Kosova Sot Online)