Eriksen e kërkon largimin nga Tottenhamit, thotë se Real Madridi duhet t’i telefonojë klubit për të

  • 05 June 2019 - 16:29
Eriksen e kërkon largimin nga Tottenhamit, thotë se Real Madridi duhet t’i telefonojë klubit për të

Christian Eriksen e ka pranuar për herë të parë se po e mendon largimin nga Tottenhami këtë verë, për të, siç thotë, provuar diçka të re në karrierën e tij.

Për Eriksenin, i cili e ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij aktuale me Tottenhamin, është përfolur se do t’i bashkohet Real Madridit.

Bisedimet mes përfaqësuesit të Danimarkës dhe gjigantit anglez për rinovimin e kontratës kanë ngecur dhe Eriksen tani ka sugjeruar se do të largohet nga klubi.

“Ndiej se jam në një moment të karrierës sime, kur dua të provoj diçka të re. Kam respekt të thellë dhe shumë të madh për gjithçka që ka ndodhur në Tottenham. Nuk dua të jem negativ, por po ashtu kam thënë se tani dua të provoj diçka të re”, tha Eriksen.

Nëse Eriksen largohet përfundimisht nga Tottenhami këtë verë, ai këmbëngul se do ta bëjë vetëm për një klub të nivelit më të lartë, siç është Real Madridi.

“Nuk ka shumë kritere të cilat nuk i plotëson Tottenhami. Nëse më duhet të largohem, atëherë shpresoj se do të jetë për ta bërë një hap para”, shtoi ai.

“Real Madridi është një hap para. Ama Real Madridi duhet t’i telefonojë Tottenhamit dhe t’i thotë se më dëshiron mua. Më sa e di unë, deri tani nuk e ka bërë këtë”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)