Dështon kalimi i Sarrit në Juventus

  • 05 June 2019 - 16:49
Dështon kalimi i Sarrit në Juventus

 

Emërimi i Maurizio Sarrit trajner i ri i Juventusit ka hasur në pengesa serioze për shkak të kërkesave të Chelseat, raporton Sky Sport Italia.

Chelsea e ka bërë të qartë se Juventusi duhet t’ia paguajë 5.3 milionë funte nëse e dëshiron Sarrin.Mediumi italian raporton se Sarri e ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Chelsean në vlerë 5.3 milionë funte.

Është pritur se 60-vjeçari do të lihej i lirë nga Chelsea për t’u kthyer në atdhe, pasi italiani e kishte pranuar së fundmi në një intervistë se thirrja nga atdheu është vështirë e refuzueshme.

Sarri i ka thënë hierarkisë së Chelseat se dëshiron të largohet, pasi e fitoi Ligën e Evropës me të kaltrit në Baku, duke e mposhtur 4:1 Arsenalin në finale.

(Kosova Sot Online)