Portugalia e Ronaldos kundër Zvicrës së Shaqirit, ja formacionet zyrtare

  • 05 June 2019 - 20:27
Portugalia e Ronaldos kundër Zvicrës së Shaqirit, ja formacionet zyrtare

Portugalia e Cristiano Ronaldos dhe Zvicra do shqiptarëve do të luftojë për një vend në finale të turneut inaugurues të UEFA-s, Ligën e Kombeve, sonte në Porto.

Portugalia ishte e pamposhtur në katër ndeshjet e saj në Grupin 3. Në mungesë të Ronaldos, portugezët i fituan dy ndeshje dhe barazuan në dy të tjera për ta fituar këtë grup para Italisë.

Ndërkohë, Zvicra i fitoi tri nga katër ndeshjet në Grupin 2, të cilin e fitoi para Belgjikës.

Cristiano Ronaldo do të debutojë për Portugalinë në Ligën e Kombeve, pasi nuk e luajti asnjërën prej katër ndeshjeve në grup pas Kupës së Botës në Rusi më 2018.

Ndërkohë për Zvicrën, sonte do të luajnë të padiskutueshmit Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ndërkohë që Albian Ajeti është në bankën e rezervistëve.

Ndeshja fillon në orën 20:45 dhe luhet në Porto.

Image