Mbyllet ndeshja, Portugali-Zvicër 3:1, Ronaldo spektakël, shijoni golat

  • 01 June 2019 - 20:52
Mbyllet ndeshja,  Portugali-Zvicër 3:1, Ronaldo spektakël, shijoni golat

Sontepo luhet gjysmëfinalja e parë në Ligën A të kompeticionit të Ligës së Kombeve, mes Portugalisë dhe Zvicrës.

Në “Estadio do Dragao” të Portos, vendasit, me në krye kapitenin Cristiano Ronaldo, do të kërkojnë fitoren ndaj Zvicrës, me Xhakën dhe Shaqirin në fushë, për të kaluar në finalen e Ligës së Kombeve.

Portugalia dhe Zvicra, do të vendosin mes tyre njërin finalist, ndërsa do të presin dhe nesër fituesin e çiftit mes Golandës dhe Anglisë, ku do të formohet më pas edhe finalja e madhe, nga ku do të vendoset edhe një prej shteteve që fiton më pas të drejtën për në Euro 2020.

Komenti live

Minuta 87’, Portugalia dyfishon epërsinë me dy supergola të Cristiano Ronaldos që shënoi brenda 2 minutave 3:1. Portugalia shumë afër finales?

Edhe 10 minuta lojë, rezultati vazhdon të jetë i barabartë 1:1.

Min 57’ Gol,  Zvicra barazon 1:1, shënues Rodriguez nga penalltia

Minuta  55’, Situatë interesante, fillimisht u referua penallti për  Portugalinë, por ka qenë VAR-i që ka vendos të kundërtën duke i dhënë penallti Zvicrës pasi në aksionin e mëhershëm kishte ndërhyrje në zonë.

Nis pjesa e dytë nuk ka ndryshime në formacion

Mbyllet pjesa e parë

Goool minuta e 26’ Cristiano Ronaldo shënon gol të bukur për Portugalin nga gjuajtja e lirë 1:0

Min 20’ dy raste shumë të mira për secilën skuadër nga një. Fillimisht Ronaldo dështon nga një pozitë shumë e mirë e pastaj Seferoviq i Zvicrës, pas asistim fantastik të Shaqirtit. Loja duket të jetë shumë e mirë.

Min 10: Lojë e bukur dhe momente e nxehtë. Rezultati mbetet 0:0 përkundër disa rasteve të mira sidomos ai i Shaqirit në minutën e 6’

(Kosova Sot Online)