Kosova U-21 sot nis fushatën kualifikuese për EURO

  • 06 June 2019 - 10:47
Kosova U-21 sot nis fushatën kualifikuese për EURO

Ngjashëm si ekipi i parë i Kosovës, edhe Kombëtarja U-21 do të zhvillojë këtë javë ndeshje të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Kombëtarja U-21 e Kosovës e zhvilloi dje stërvitjen e fundit, ndërsa sot në orën 18:30 do të zhvillohet ndeshja kundër Andorrës.

Dardanët i kanë filluar qysh nga 29 maji përgatitjet për dy ndeshjet e qershorit, pasi që ata synojnë ta sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2021.

Pas kësaj ndeshjeje që zhvillohet sot në Andorrë, djemtë e Rafet Prekazit do të kthehen në Prishtinë, ku do t’i fillojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës, kundër Turqisë më 11 qershor, në orën 20:00 në “Fadil Vokrri”.

“Në stërvitjen e fundit përzgjedhësi Prekazi ka dhënë këshillat e tij për skemën e lojës me të cilën synon që nesër të marrë fitore në duel me Andorrën” /, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

“Entuziazmi për fitore tek Dardanët e rinj është i madh, por sigurisht se suksesi synohet duke e respektuar kundërshtarin dhe duke e dhënë maksimumin në fushën e lojës”.

(Kosova Sot Online(