Befason Anglia, ndaj Holandës ul në stol dy finalistët e Champions!

  • 06 June 2019 - 14:02
Befason Anglia, ndaj Holandës ul në stol dy finalistët e Champions!

Anglia do të përballet sonte ndaj Holandës sa i përket gjysmëfinales (ndeshje teke) së Ligës së Kombeve. Fituesi do të gjejë përballë në finale skuadrën e Portugalisë dhe një super Cristiano Ronaldo, që realizoi tri gola ndaj Zvicrës.

Megjithatë, trajneri i "Tre Luanëve", Southgate, sipas asaj që shkruan "Sky Sports" do të ulë në stol dy finalistët e Champions League: Jordan Henderson dhe Harry Kane.

Fituesi i Kupës së Kampionëve dhe nënkampioni nuk janë në gjendje të mirë fizike dhe kjo ka shtyrë trajnerin që t'i ruajë për 45 minutat e dyta.