Tifozët e Anglisë përleshen me policinë para ndeshjes kundër Holandës

  • 06 June 2019 - 14:47
Tifozët e Anglisë përleshen me policinë para ndeshjes kundër Holandës

Para gjysmëfinales së shumëpritur mes Anglisë dhe Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve, tifozët anglezë janë përleshur me policinë e Portugalisë, ku edhe po zhvillohet turneu.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregon se policia portugeze u detyrua të përdorë shkopinj dhe mburoja pas sulmit nga tifozët angleze në qendër të Portos, gjatë kohës kur mbrëmë po shfaqej ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës në një ekran të madh.

Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje pretendojnë se tifozët e veshur me fanella të Anglisë u bënë të dhunshëm dhe filluan të gjuajnë shishe drejt policëve.

Drejtuesi i Këshillit për Futboll në Policinë Kombëtare të Britanisë së Madhe, Mark Roberts, ka bërë të ditur se ata janë të vetëdijshëm për këtë sjellje të tifozëve anglezë.

“Më herët këtë natë, policia portugeze u detyrua t’i përdorë policët e protestave kundër një grupi të tifozëve të Anglisë, të cilët ishin vendosur në sheshin kryesor të Portos”, ka thënë Roberts.

“Kjo është nata e dytë radhazi që po shkaktohen telashe në Porto. Mbrëmë, kishte probleme jashtë barit, ku u gjuajtën shishe dhe u shkaktuan disa dëme të vogla. Është plotësisht e papranueshme”.

“Sjellja që po e shohim është jashtëzakonisht zhgënjyese dhe sërish do t’i këshilloj tifozët ta shikojnë videon e Federatës së Futbollit të Anglisë – “Mos u bë ai idiot”. Sjellja e një numri të vogël të tifozëve të Anglisë vazhdon ta dëmtojë reputacionin e tifozëve”.

(Kosova Sot Online)