Hazard në Madrid? Vëllai i tij tregon ekipin e ri të belgut

  • 06 June 2019 - 14:52
Hazard në Madrid? Vëllai i tij tregon ekipin e ri të belgut

Nuk ka më diskutime, vëllai futbollist i Eden Hazard, Thorgan, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Ai ka treguar se belgu ka dashur gjithmonë të luajë për Real Madridin. Fakti që flet kaq hapur do të thotë se gjërat janë zgjidhur dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij.

"Eden do prej disa kohësh të shkojë te Real Madridi. Është një klub që gjithmonë e ka patur në zemër. Dua ta shoh atë me fanellën e Real Madridit. Shumë persona duan ta shohin atë duke luajtur në klubin më të mirë në botë".

një deklaratë e tillë për të kuptuar se se Hazardi e ka ndarë mendjen për t'iu bashkuar spanjollëve. Thorgan nuk ka arritur ende në nivelin e vëllait të tij, por gjithashtu po përjeton suksese. Ai kaloi këtë verë nga Borussia Mönchengladbach te Borussia Dortmund.

(Kosova Sot Online)