2.5 milionë euro për shqiptarin, klubi refuzon dhe hap ankandin

  • 06 June 2019 - 15:03
2.5 milionë euro për shqiptarin, klubi refuzon dhe hap ankandin

Sulmuesi Vedat Muriqi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Shqiptari ka 3 klube pas vetes dhe mund të vendosë për secilin prej tyre. Gallatasary, Fenerbahçe dhe Toulouse duan ta rrëmbejnë.

Rizespori nuk është në gjendje ta mbaj prandaj ka nisur dhe ankandin për shtatlartin. Klubi turk kërkon një shifër prej 10 milionë eurosh, por është shumë e ekzagjeruar.

Oferta e parë zyrtare ka qenë ajo e Gallatasary-t prej 2.5 milion euro, ndërsa ofertë zyrtare ka dhe prej francezëve. Fenerbahçe ende nuk ka depozituar ndonjë ofertë zyrtare.

Image

 

(Kosova Sot Online)