Xhaka flet për Ronaldon, pasi gabimi i tij ia dha portugezit het-trikun

  • 06 June 2019 - 15:34
Xhaka flet për Ronaldon, pasi gabimi i tij ia dha portugezit het-trikun

Granit Xhaka pretendon se nuk ke çfarë të bësh për ta ndalur Cristiano Ronaldo, pasi e bëri gabimin që ia dha portugezit golin e het-trikut në ndeshjen kundër Zvicrës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, të cilën Portugalia e fitoi me rezultat 3:1.

Ronaldo shkëlqeu duke i shënuar tri gola ndaj Zvicrës së Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Porto, dhe e bëri Portugalinë kombëtaren e parë finaliste në garën e re të UEFA-s.

Zvicra, për të cilën dy shqiptarët Shaqiri dhe Xhaka luajtën 90 minuta, do të luajë për vendin e tretë të dielën. Ndërsa, Portugalia do ta presë fituesin e gjysmëfinales së dytë mes Holandës dhe Anglisë, në finalen e së dielës.

“Jam me të vërtetë krenar për paraqitjen tonë dhe zhvillimin që po e bëjmë. Nganjëherë nuk ke çfarë bën kur Ronaldo e shënon një het-trik aq të veçantë”, shkroi Xhaka në llogarinë e tij në Instagram.

Image

(Kosova Sot Online)