Dikur e kërkonte e gjithë Evropa, del nga burgu pas 7 vitesh dhe rinis nga kategoria e katërt!

  • 06 June 2019 - 15:48
Dikur e kërkonte e gjithë Evropa, del nga burgu pas 7 vitesh dhe rinis nga kategoria e katërt!

Quhet Brian Risso Patron dhe ndoshta sot emri i tij nuk ngjall asnjë kuriozitet, por historia e tij është më shumë se sa një film... 3 shtatori 2011, dita e mallkuar, kur në derën e shtëpisë së tij u prezantua policia, duke i vendosur prangat. Ato hekura që nuk do të hiqen më, i akuzuar për vrasjen e një 20 vjeçari, Samuel Quiles.

Në pak momente, nga talent i jashtëzakonshëm i Racing Avellaneda, shpesh në dyshen e sulmit me Mauro Icardin, në burg. Ndërkohë, e gjithë Europa kishte shënjestruan emrin e tij si një ndër talentet e Argjentinës në atë kohë.

Risso do të deklarojë se nuk kishte kryer asnjë krim dhe se po ngatërronin person, por vendimi ishte marrë. Për të, prokuroria kërkoi 11 vite burg, por në fund u dënua me 7... Koha kaloi dhe gjatë kësaj periudhe, disa herë djaloshi mendoi vetëvrasjen, por ishte familja ajo që e bindi të mos bënte veprimin e dëshpëruar.

Tashmë ka dalë, ka hedhur pas krahëve burgun, sigurisht jo më 19 vjeç, por 26, duke e nisur nga Kategoria e katërt në argjentinë me Berazategui. Futbolli ishte jeta e tij, por ajo iu morr në momentin më të mirë, kur ishte ende një "adoleshent".

(Kosova Sot Online)