Në Itali e bëjnë të kryer, lojtari i Juves transferohet te Siti për 50 milionë euro

  • 06 June 2019 - 17:18
Në Itali e bëjnë të kryer, lojtari i Juves transferohet te Siti për 50 milionë euro

Është thuajse e kryer, Jao Cancelo, mbrojtësi i krahut të djathtë te Juventusi, do të kalojë te Mançester Siti.

“Zonja” jep lojtarin tek anglezët për një shifër prej 50 milionë eurosh, plus 10 milionë, që do i shkojnë Valencias.

Image

“Sport Mediaset”, raporton se ishte folur dhe për një operacion prej 40 milionë eurosh, plus Danilon, por çdo gjë do të mbyllet vetëm me para.

Juventusi bën kështu një shitje të suksesshme, pasi lojtari u ble verën e shkuar për 40 milionë euro nga Valencia dhe pas një sezoni shitet 10 milionë euro më shumë .

Cancelo luajti gjithsej 34 ndeshje, 25 prej tyre ishin në kampionat dhe shënoi një gol duke dhuruar gjithashtu 8 asist.

(Kosova Sot Online)