Skandal tjetër te FIFA, arrestohet zëvendës presidenti për…

  • 06 June 2019 - 17:22
Skandal tjetër te FIFA, arrestohet zëvendës presidenti për…

Ditën e djeshme, presidenti i FIFA-s, pas rizgjedhes së tij për katër vite të tjera në krye të këtij organi, tha se korrupsioni është zhdukur dhe është pastruar totalisht institucioni.

Por, ditën e sotme, të gjitha mediat bëjnë me dije se numri dy i FIFA-s, Ahmad Ahmad, është arrestuar në Paris.

59-vjeçari në të njëtën kohë është dhe presidenti i Konfederatave Afrikane të Futbollit dhe akuzat mbi të janë të rëndomta dhe kryefjalë kanë korrupsionin.

FIFA ka reaguar menjëherë për këtë arrestim dhe nuk ka dhënë asnjë koment, duke shkruar se nuk është në dijeni të kësaj ngjarje..

(Kosova Sot Online)