Kur pyetet për Fadil Vokrrin, kështu reagon serbi...

  • 06 June 2019 - 17:27
Kur pyetet për Fadil Vokrrin, kështu reagon serbi...

Trajneri i kombëtares së Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq, ka dhënë një deklaratë interesante për Fadil Vokrrin. Ai zbuloi se ka qenë mik i legjendës së futbollit tonë.

Gazetarët e Kosovës e pyetën Tumbakoviqin se a do të jetë Fatos Beqiraj, futbollisti shqiptar i lindur në Pejë, kapiten i malazezëve për ndeshjen e nesërme. Tumbakoviq nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kësaj pyetje, por tha se të gjithë do ta shohin nesër vendimin e tij. 

 “Nëse luan apo nëse do të luajë, do ta shihni”, tha trajneri serb. Një tjetër pyetje e gazetarëve iu bë në lidhje me Fadil Vokrrin, futbollistin më të mirë të Kosovës të të gjitha kohëve, që ndërroi jetë vitin e kaluar. “Ai ishte miku im”, tha shkurtimisht Tumbakoviq.

(Koosva Sot Online)