Muriqi: Do të japim 100 për qind kundër Malit të Zi

  • 06 June 2019 - 18:11
Muriqi: Do të japim 100 për qind kundër Malit të Zi

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi ka thënë se Kosova ka shkuar në Podgoricë për fitore dhe se ata kanë një grup të bashkuar Sulmuesi i Kombëtarës së Kosovësm, Vedat Muriqi, ka thënë se Kosova ka udhëtuar në Podgoricë për të fituar.

“Jemi një grup i bashkuar dhe kemi besim në arritjet tona. Ne e respektojmë kundërshtarin por ne do të japim maksimumin dhe jemi këetu për të fituar”, ka thënë Muriqi. Muriqi po ashtu ka thënë se ai do të dëshironte që të luante ndeshjen me tifozë.

“Jemi shumë optimistë’. Ai po ashtu ka folur për mungesat e Kosovës dhe Malit të Zi.

“Edhe ne kemi shumë mungesa nga ndeshjet e kaluara. Shumë respekt për Savic, pa marrë parasysh që ai mungon është bashkëqytetari i vet që do të zëvendësojë, por ne do të japin 100 për qind në këtë ndeshje për të fituar”.

(Kosova Sot Online)