Kosova U-21 po e deklason Andorrën

  • 06 June 2019 - 19:34
Kosova U-21 po e deklason Andorrën

Kosova U-21 është duke e deklasuar Andorrën me rezultat 0-4 në Andorrë. Arlind Gashi, Mirlind Daku, Lirim Mema dhe Eris Abedini shënuan për Kosovën e cila kalon në vendin e parë me 3 pikë në grupin 3

Kosova U-21 e ka deklasuar pjesën e parë Andorrën me rezultat të thellë 4-0. Kosova kaloi shumë shpejt në epërsi, pasi që në minutën e katërt u akordua penallti për kosovarët të cilën në gol e konvertoi Ardit Gashi.

Andorra U-21 tentoi që të kthehet në lojë por pa sukses pas që Kosova e kontrollonte shumë mirë këtë takim.

Kështu në minutën e 30 dhe 32, Kosova U-21 shënoi edhe dy gola. Ishte Mirlind Daku që u asistua nga Kastrati, për të shënuar golin e dytë, kurse Ardit Gashi doli përsëri në skenë por këtë herë për të asistuar për Lirim Meman i cili shënoi golin e tretë pas dy minutave.

Derisa mendohej që kështu do të përfundonte pjesa e dytë kështu nuk mendojë Eris Abedini, i cili shërbehet për mrekulli nga Lirim Kastrati për të shënuar golin e katër në minutën e 45-të.

(Kosova Sot Online)