Kosova U-21 e deklason Andorrën, merr pozitën e parë në grupin 3

  • 06 June 2019 - 20:31
Kosova U-21 e deklason Andorrën, merr pozitën e parë në grupin 3

Kosova U-21 e ka deklasuar Andorrën si mysafirë me rezultat të thellë 0-4. Të katër golat u shënuan në pjesën e parë, derisa në pjesën e dytë djelmoshat e Rafet Prekazit menaxhuan lojën dhe arritën fitoren e parë në këto eliminatore. Më 11 qershor Kosova U-21 pret Turqinë për ndeshjen e dytë në kuadër të Eliminatorëve për EURO U-21

Kosova U-21, me një ndeshje tepër të mirë, e ka mundur me rezultat të thellë ekipin e Andorrës për ta marrë pozitën e parë në grupin 3 të eliminatorëve për EURO U-21.

Kosova kaloi shumë shpejt në epërsi, pasi që në minutën e katërt u akordua penallti për kosovarët të cilën në gol e konvertoi Ardit Gashi.

Andorra U-21 tentoi që të kthehet në lojë por pa sukses pas që Kosova e kontrollonte shumë mirë këtë takim.

Kështu në minutën e 30 dhe 32, Kosova U-21 shënoi edhe dy gola. Ishte Mirlind Daku që u asistua nga Kastrati, për të shënuar golin e dytë, kurse Ardit Gashi doli përsëri në skenë por këtë herë për të asistuar për Lirim Meman, i cili shënoi golin e tretë pas dy minutave.

Derisa mendohej që kështu do të përfundonte pjesa e dytë kështu nuk mendojë Eris Abedini, i cili shërbehet për mrekulli nga Lirim Kastrati për të shënuar golin e katër në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë Kosova U-21 e kontrolloi shumë mirë ndeshjen.

Rastin më të mirë për të shënuar për 5-0 Kosova e pati në minutën e 73, ku Muja ishte afër për të shënuar. Hajrizi ishte afër për të shënuar me një goditje nga larg për Kosovën por priti Pires, portieri i Andorrës.

Kosova në këtë ndeshje kishte 68 për qind të posedimit të topit derisa pati 14 tentime për gol, ku 10 ishin brenda kornizave të portës ndërkaq katër goditje përfunduan në rrjetë të andorrasëve.

Me këtë fitore Kosova U-21 merr kryesimin e Grupit të 3, duke lënë pas Turqinë e cila nesër luan kundër Shqipërisë U-21. Ndërkaq ndeshjen e dytë në këto eliminatore Kosova U-21 e luan më 11 qershor në Prishtinë kundër Turqisë U-21. Por, Kosova U-21 ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Turqia U-21 dhe Shqipëria U-21.

 

(Kosova Sot Online)