Live: Anglia – Holanda 1:1, nuk ka fitues në kohen e rregullt, loja shkon në vazhdime

  • 06 June 2019 - 20:47
Live: Anglia – Holanda 1:1, nuk ka fitues në kohen e rregullt, loja shkon në vazhdime

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e Dytë e Ligës së Kombeve, ku ndeshën Anglia – Holanda.

Dje është zhvilluar gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Portugalisë e Zvicrës, ku në finale u kualifikua Portugalia pas fitores 3:1. Mbetet të shihet pas 90 minutave se kush do të jetë kundërshtari i Portugalisë në finale, Anglia apo Holanda.

Komenti Live:

Mbyllet ndeshja nuk ka fitues, loja shkon  në vazhdime 2 herë nga 15 minuta

 Anglia shënon VAR-i anulon

Min 85' Lingard rikthen epërsinë e Anglisë 2:1, por ka qenë VAR që ka anuluar golin për pozitë jashtë loje.

Min 73’, Holanda ka barazuar rezultatin përmes De Ligt që shënojë më kokë 1:1.

Min 65', rezultati vazhdon të mbetet ai i pjesës së parë 1:0 për Anglinë

Mbyllet pjesa e parë

Min 30’, Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Holandës me golin e shënuar nga Rashfrod 1:0 nga penalltia. Ishte De Light që gaboi në zonë duke e ndaluar në mënyrë të palejuar Rashfordin çka gjyqtari kryesor akordoi penallti.

https://vc.sporttube.com/video/2019/6/6/CRfCCCG.mp4

Min 15’, vazhdon rezultati 0:0. Ende asnjëra skuadër nuk pati ndonjë rast shumë të mirë shënimi.

Nise ndeshja

Formacionet:

Holanda: Cilesen, Blind, Van Dijk, De Ligt, Dumfis, Vajnaldum, De Jong, De Run, Babel, Depaj, Berguin. Trajner: Kuman

Anglia: Pikford, Ualker, Stones, Maguajr, Çiluell, Delf, Rais, Barklej, Sanço, Rashford, Sterling. Trajner: Saouthgejt

(Kosova Sot Online)