De Jong shpreson se do të ribashkohet me De Ligtin në Barcelonë

  • 07 June 2019 - 08:57
De Jong shpreson se do të ribashkohet me De Ligtin në Barcelonë

Frenkie De Jong shpreson se bashkëkombësi i tij dhe kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt, do t’i ndjekë hapat e tij dhe të largohet nga Ajaxi këtë verë për t’u transferuar në Barcelonë.

Matthijs De Ligti – i cili sipas trajnerit të tij, Erik ten Hag, do të largohet nga Ajaxi në fund të sezonit – është njëri ndër mbrojtësit më të kërkuar në Evropë dhe pikërisht Barcelona është klubi që deri më tani ka shprehur më së shumti interesim.

Në një intervistë para disa muajve, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, refuzoi ta përjashtonte mundësinë që holandezi 19-vjeçar mund t’i bashkohet klubit e tij këtë verë.

Bashkëkombësi dhe ish-bashkëlojtari i De Ligtit në Ajax, Frenkie De Jong, tashmë ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe do të luajë në La Liga sezonin tjetër. Ai po shpreson se De Ligti do t’i ndjekë hapat e tij.

“Ai duhet ta marrë këtë vendim vetë. Natyrisht që do të pëlqente që ai të vijë në Barcelonë, por ne do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Gjithçka varet nga ai”, ka thënë De Jongu.

“Nuk e di, është vendimi i tij. Duhet ta pyetni atë për këtë gjë, por unë shpresoj se ai do të vijë në Barcelonë. Natyrisht që ne flasim për këtë gjë, por nuk duhet ta them unë çfarë do të bëjë ai apo çfarë po mendon”.

“Nuk kam ndikim në zgjedhjen e tij. Ai duhet ta marrë këtë vendim vetë dhe bashkë me familjen e tij”. 

(Kosova Sot Online)