Xhaka: Ronaldo dhe Messi janë nga një tjetër planet

  • 07 June 2019 - 09:22
Xhaka: Ronaldo dhe Messi janë nga një tjetër planet

Mesfushori zviceran i Arsenalit, Granit Xhaka, beson se Cristiano Ronaldo nuk është nga kjo botë. Ai shtoi se Ronaldo dhe Lionel Messi janë shumë larg të gjithë futbollistëve të tjerë në botë.

Cristiano Ronaldo e shënoi het-trikun e 53-të në karrierën si futbollist profesionist, duke i ndihmuar me këto tri gola Portugalisë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, ku e mposhtën Zvicrën me rezultat 3:1.

Zvicra barazoi përmes një penalltie kontroverse, të akorduar nga VAR-i. Mirëpo, Granit Xhaka e bëri një gabim që çoi te edhe një gol tjetër i Ronaldos për këtë ndeshje.

“Mendoj se luajtëm shumë mirë. Sipas mendimit tim ne ishim skuadra më e mirë, por dallimi është se ata e kanë Ronaldon. Është e pabesueshme çfarë lojtari është ai. Ai nuk quhet kot ndër më të mirët në botë”, ka thënë Xhaka.

“Ai është i veçantë sepse gjithmonë e di se ku duhet të pozicionohet. Mendoj se e mbajtëm në kontroll për një periudhë, por në fund ai i shënoi tri gola dhe ne e humbën ndeshjen. Mendoj se mund të jemi krenar për mënyrën se si luajtëm kundër një skuadre shumë të mirë”.

Kur u pyet nëse Ronaldo ishte lojtari më i mirë në botë, ai u përgjigj: “Njëri ndër ta. Sipas mendimin tim, janë dy më të mirët. Ata nuk janë të kësaj bote, ata janë larg të tjerëve”.

(Kosova Sot Online)