Mbrojtësi i Shqipërisë transferohet në Serie A

  • 07 qershor 2019 - 13:01
Mbrojtësi i Shqipërisë transferohet në Serie A

Mbrojtësi i Shqipërisë, Kastriot Dermaku, është shumë i kërkuar në merkaton e verës. Ai zhvilloi një sezon fantastik me Cozencën dhe tashmë del si futbollist i lirë. Një plus i madh në merkato për klubet e tjera duke parë shifrat e çmendura që shpenzohen. 

Gjiganti në orët e vona të së enjtes ka arritur marrëveshjen me Parman. Mediet italiane e bëjnë të kryer kalimin e mbrojtësit të Shqipërisë në ekipin e Seria A. Dermakut i skadon kontrata me 30 qershor, prandaj ai nuk mund të zyrtarizohet nga Parma, por ka të drejtë të nënshkruajë një parakontratë. 

Numri i shqiptarëve në Seria A rritet, pasi kemi Thomas Strakoshën, Etrit Berishën, Berat Gjimshitin,Valon Berishën, Riza Durmishajn, Marco Alian dhe tashmë do të kemi dhe Kastriot Dermakun.

(Kosova Sot Online)