Mali i Zi – Kosova: Statistikat që duhet t’i dini para ndeshjes

  • 07 June 2019 - 13:53
Mali i Zi – Kosova: Statistikat që duhet t’i dini para ndeshjes

Kosova do ta vizitojë sonte në orën 20:45, në stadiumin e qytetit të Podgoricës, Malin e Zi. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Më poshtë mund t’i lexoni statistikat më interesante para kësaj ndeshjeje.

“Dardanët” do të kërkojnë ta regjistrojnë fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve në Kampionat Evropian sonte kundër Malit të Zi. Këto dy kombëtare do të përballen për herë të parë në histori mes vete.

Edhe pse Mali i Zi do të jetë vendas, ata nuk do ta kenë ndonjë epërsi të madhe nga ky fakt pasi që ndeshja do të zhvillohet pa tifozë. UEFA e kishte dënuar Malin e Zi ta zhvillojë një ndeshje pa tifozë pasi malaziasit kishin bërë thirrje raciste kundër futbollistëve me ngjyrë të Anglisë.

Një statistikë që e favorizon Kosovën është edhe ecuria në ndeshjet fundit. Mali i Zi i ka humbur tri nga pesë ndeshjet e fundit, kundër Serbisë, Rumanisë dhe Anglisë. Për herë të fundit, ata kanë shënuar fitore më 14 tetor të vitit 2018, në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Lituanisë.

Në anën tjetër, Kosova i ka fituar dy nga pesë ndeshjet e fundit, ndërsa disfatën e fundit e ka pësuar para 12 ndeshjeve, në kualifikimet e vitit 2017 për Kupën e Botës. Që nga atëherë, Kosova i ka zhvilluar 12 ndeshje, prej të cilave tetë i ka fituar.

Këtu mund ta lexoni dallimin në vlera mes skuadrës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

“Dardanët” e kanë zhvilluar vetëm një ndeshje në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, atë kundër Bullgarisë në “Fadil Vokrri”, që përfundoi me rezultat 1:1. Në anën tjetër, malaziasit i kanë zhvilluar dy ndeshje, por e kanë, si Kosova, vetëm një pikë, pasi që me Bullgarinë barazuan, ndërsa Anglia i mposhti si mysafire me rezultat 5:1.

Përkundër që u bë anëtare e shtëpive të futbollit, UEFA dhe FIFA, plot nëntë vjet para Kosovës, as Mali i Zi nuk është kualifikuar kurrë as në Kampionatin Evropian e as në atë Botëror. Suksesi më i madh i tyre ishte arritje deri në play-offs të EURO 2012.

Kjo është hera e parë që Kosova po tenton të kualifikohet në EURO, ndërsa për Malin e Zi është e katërta. Megjithatë, shteti fqinj i Kosovës shpreson se këtë vit do të arrijë rezultate më të mirë, pasi që kishte dështuar në tri tentimet e kaluara.

Renditja në Grupin A

Kosova mund të kualifikohet në EURO 2020 edhe nëse nuk e zë njërin nga dy vendet e para në Grupin A, pasi që nëse dështon në këtë rrugë, Kosova e ka edhe një mundësi tjetër, përmes play-offs për kualifikime, ku e siguroi një vend në gjysmëfinale përmes triumfit në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Image

 

 

(Kosova Sot Online)