Kjo është arsyeja pse e gjithë vëmendja do të jetë në ndeshjen Mali i Zi – Kosova

  • 07 June 2019 - 15:05
Kjo është arsyeja pse e gjithë vëmendja do të jetë në ndeshjen Mali i Zi – Kosova

Mediumi anglez Emaniner, me bazë në qytetin Huddersfield, ku luan Florent Hadërgjonaj për Huddersfield Townin, e ka publikuar një artikull ku flet për vendimin e futbollistit për ta shkëmbyer Kombëtaren e Zvicrës për atë të Kosovës.

E gjitha vëmendja e tifozëve të futbollit të premten do të jetë te Florent Hadërgjonaj, pasi që mbrojtësi i Huddersfield Toënit pritet të debutojë për Kosovën në kualifikimet e EURO 2020 kundër Malit të Zi, shkruan Examiner.

Ai mund të luajë edhe të hënën, kur Kosova do të përballet me Bullgarinë. Ju mund të besoni se në këtë gjë nuk ka asgjë të pazakontë, por pastaj e kuptoni se mbrojtësi i krahut të djathtë 24-vjeçar veçse kishte luajtur për ekipin e parë të Zvicrës, para se ta ndërronte ekipin kombëtar.

Ky vendim nuk kishte qenë i lehtë për t’u marrë as në fillim. Familja e Hadërgjonajt është nga Kosova, por ai është rritur në Zvicër.

Ylli i Huddersfieldit vendosi të luajë për Zvicrën dhe u ftua nga ekipi kombëtar në një ndeshje miqësore kundër Bjellorusisë, në qershor të vitit 2017.

“Kam shumë familjarë në Kosovë, ata më telefononin dhe më shkruanin mesazhe. Të gjithë tentuan të më bindnin, por për mua ishte e qartë: Unë u rrita në Zvicër dhe luaja aty. Nuk ishte vendim i lehtë, por në fund e pata të qartë”, kishte thënë Hadërgjonaj.

“Unë kam lindur në Zvicër dhe Zvicra i dha gjithçka familjes time, më ndihmoi mua të rritem në një situatë të mirë. Për mua ishte e qartë që do të luaj për Zvicrën, u rrita atje dhe ata ma mundësuan të bëhem futbollist profesionist”.

Hadërgjonaj nuk pati vend në Kupën e Botës në Rusi, por u ftua përsëri në skuadrën e Zvicrës gjatë ndeshjeve të muajit tetor. Megjithatë, muajin e kaluar ai vendosi ta ndërrojë ekipin kombëtar.

Hadërgjonaj u pajis me pasaportë kosovare dhe më 22 maj e mori thirrjen për të luajtur në kualifikimet për Evropian. Skuadra e Bernard Challandes pozicionohet në vendin e tretë në Grupin 1, me një pikë të grumbulluar nga ndeshja kundër Bullgarisë.

(Kosova Sot Online)