Perëndim dielli në 11 të darkës, lojtarët e Kombëtares nuk u “besojnë syve” në Islandë

  • 07 June 2019 - 19:38
Perëndim dielli në 11 të darkës, lojtarët e Kombëtares nuk u “besojnë syve” në Islandë

Kombëtarja ditën e djeshme, mbërriti në kryeqytetin e Islandës, Rejkjavik, pasi nesër do të luajë ndeshjen e tretë të eleminatoreve të Europianit.

Islanda është një vend me klimë dhe kushte shumë të ndryshme nga Shqipëria dhe kjo ka bërë që lojtarët shqiptarë të çuditen, jo pak.Edhe pse Islanda është vetëm dy orë pas Shqipërisë, aty dielli në këtë stinë, perëndon në orën 23:00. Këtë përiudhë të vitit në Islandë ka vetëm 3-4 orë natë, ku dita pushton vendin.

Kjo ka bërë që shumë nga lojtarët shqiptarë të postojnë në rrjetet sociale foto si të çuditur nga ky vend.

Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)