Policia malazeze i ofron siguri ekipit kombëtar të Kosovës rrugës për në stadium

  • 07 June 2019 - 20:14
Policia malazeze i ofron siguri ekipit kombëtar të Kosovës rrugës për në stadium

Policia malazeze i ka ofruar siguri ekipit kombëtar të Kosovës duke e shoqëruar nga hoteli ku po qëndronte drejt stadiumit të qytetit në Podgoricë, para ndeshjes kualifikuese kundër Malit të Zi.

Mali i Zi është nikoqir i verdhekaltërve sonte në stadiumin e qytetit në Podgoricë, në ndeshjen e dytë kualifikuese të Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020, e cila zhvillohet nis në orën 20:45.

Kosova debutoi me barazim 1:1 në kualifikime për EURO 2020, pasi u ndal nga Bullgaria në ndeshjen e marsit në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Image

Në një kohë të tensionuar para ndeshjes, kur trajneri dhe dy futbollistë me kombësi serbe të Malit të Zi nuk pranuan të luajnë ndaj “Dardanëve” duke u dorëzuar para presionit nga Beogradi, policia malazeze i ka ofruar siguri ekipit kombëtar.

Verdhekaltrit janë shoqëruar nga hoteli ku po qëndronin deri të stadiumi i qytetit, aty do të zhvillohet ndeshja pas më pak se një ore.

Image

(Kosova Sot Online)