Mali i Zi ndal Kosovën e cila dominoi po ishte e pafat këtë herë

  • 07 June 2019 - 22:44
Mali i Zi ndal Kosovën e cila dominoi po ishte e pafat këtë herë

Kosova është ndalur në barazim 1-1 nga Mali i Zi, në përballjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit A në kualifikueset për Euro 2020. Ekipi i drejtuar nga Challandes kaloi i pari në avantazh në të 24’, por nuk mundi dot të menaxhojë epërsinë deri në fund, duke u barazuar në të 69’.

Përfaqësuesja kosovare nuk arriti kështu të përfitojë nga kaosi që mbuloi kampin malazez para përballjes, me trajnerin serb të kombëtares malazeze, Ljubica Tombakoviç dhe dy futbollistët e Crvena Zvezdës, Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç gjithashtu me origjinë serbe, që u tërhoqën vetëm pak orë para fillimit të përballjes.

Vendim ky si pasojë e presionit nga Beogradi, të pompuar fuqishëm me propagandë dhe apel nga mediat serbe, për të bojkotuar ndeshjen.

Kosova kaloi në avantazh në minutën e 24’ me Rashicën që shënoi në djagonale nga brenda zonës, pas një aksioni perfekt , 0-1. Gjithsesi, kosovarët nuk ditën të administrojnë si duhet epërsinë, duke u barazuar në të 69, nga Mugosa, që shënoi pas asistit të Jankovic, që riktheu ekuilibrat në 1-1. Rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në përfundim.

Pas dy ndeshjeve, Kosova renditet në vend të tretë të klasifikimit të Grupit A, me dy pikë, pas Anglisë me 6 pikë dhe Republikës Çeke me 3 pikë. Kjo e fundit fitoi mbrëmjen e të premtes me rezultatin 2-1 ndaj Bullgarisë, e cila renditet në vend të katërt, me pikë të barabarta me Kosovën dhe Malin e zi, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar, njëlloj si malazezët.

Mali i Zi-Kosova 1-1

Shënues: Mugosa 69’/Rashica 24’

Mali Zi: Mijatovië, Tomaševië, Vešovië, Mugoša, Jankovië, Beëiraj, Vujaëië, Kosovië, Šëekië, Simië, Marušië.

Trajner: Miodrag Dzudovic

Kosova: Muric, Aliti, Voca, Rashica, Halimi, Celina, Zeneli, Rrahmani, Vojvoda, Muriqi, Paqarada.

Trajner: Bernard Challandes10’ rrezikon Kosova, por gjuajtjen e Zenelit e pret portieri malazez

(Kosova Sot Online)