Dabiqaj vazhdon me Feronikelin

  • 07 June 2019 - 22:46
Dabiqaj vazhdon me Feronikelin

FC Feronikeli ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me mesfushorin, Albert Dabiqaj.

Dabiqaj është pjesë e skuadrës së Feronikelit që prej afatit kalimtar veror të 2017-ës.

Mesfushori kaloi formë tejet të mirë këtë sezon, duke arritur titullin kampion dhe duke triumfuar në Digitalb Kupën e Kosovës.

Në takim me presidentin e klubit të Feronikelit, Naser Ramajn, mesfushori nënshkroi vazhdimin e bashkëpunimit me kampionët e Kosovës.

(Kosova Sot Online)