Ja çka deklaron pas ndeshjes Bernard Challandes

  • 07 June 2019 - 23:00
Ja çka deklaron pas ndeshjes Bernard Challandes

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes foli pas barazimit të Kosovës ndaj Malit të Zi në Podgoricë me rezultat 1:1.

Challandes u shpreh i dëshpëruar me rezultatin.

"Jam i dëshpëruar pasi kemi mundur të fitonim. Ndoshta duhet të jemi më të qetë. Ndoshta duhet të kemi më shumë vetbesim. Unë nuk mund ta spjegojë për rastet e humbura", deklaroi Bernard Challandes pas ndeshjes. 

"Në minutat e fundit duhet të luanim për fitore. Në bazë të lojës mendoj se duhet të fitonim", shtoi Challandes.

(Kosova Sot Online)