Aliti: Në Bullgari shkojmë për tre pikë

  • 07 June 2019 - 23:26
Aliti: Në Bullgari shkojmë për tre pikë

Pas ndeshjes mbrojtësi I Kosovës, Fidan Aliti foli për media.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, patëm raste për golin e dytë dhe për të mbyllur ndeshjen. S’di çka të them. Më dhimben djemtë se kemi japur shumë”, tha Aliti.

Në pyetjen e gazetarit se a ka lidhje eksperienca me mënyrën se si ekipi nuk po arrin të përmbyll ndeshjet ai u përgjigj kështu:

“Nuk ma merr mendja që ka punë me eksperiencën. Po luajmë lojën që dimë, por ndoshta ka punë edhe fati. Mirëpo për të pasur fat në futboll duhet edhe punë e madhe”, tha ai. 

“Shpresojmë për fat në lojën tjetër. Në Bullgari shkojmë për tre pikë”

Tutje ai shtoi se i gjithë ekipi është tejet i motivuar dhe se janë duke menduar tani për ndeshjen e ardhshme.

“Nesër bëjmë rigjenerimin e trupit dhe do futemi 100% në ndeshjen e ardhme”, shtoi për fund Fidan Aliti.

(Kosova Sot Online)