Vedat Muriqi:Dy pikë nuk na mjaftojnë për këto dy lojë

  • 07 June 2019 - 23:35
Vedat Muriqi:Dy pikë nuk na mjaftojnë për këto dy lojë

Sulmuesi I Kosovës, Vedat Muriqi tregoi për lojën e sontme ndaj Mali të Zi. Ai theksoi lojën shumë fizike me mbrojtësit e gjatë të malazezë.

“Ishte e vështirë, normalisht trupi im është mësuar duke kryer këso pune”, tha ai.

“Me një fjalë duhet mu rreh”

Sulmuesi I Rizesporit në Turqi tha se shpreson që I ka ndihmuar ekipit të tij dhe ka se në këtë takim ka dhënë 100%.

Për golin e pësuar ai u shpreh kështu.

“Morrëm gol nga një gjysmë-krosi. Ishte një pavendosmëri në mbrojtjen tonë, por ky është futbolli, ka ksi sende ne na vjen keq pasi mujtem me I marr tre pikë” 

Për taktikat e Chalandes, Muriqi tergoi se skema 4-4-2 është hera e parë që është përdorur nga ekipi dhe vetëm dje e kishin ushtruar këtë në stërvitje. Ai tha se ekipi nuk ishte I sigurtë pas hyrjes në lojë të Rashanit dhe pësimit të golit nëse duhej të vendoseshin me këtë skemë apo me skemën 4-2-3-1.

Pastaj Muriqi premtoi se do japin maksimumin në ndeshjen me Bullgarinë duke thënë se ekipi bullgar është I njejtë për nga cilësia me atë malazez.

“Dje në konferencë për shtyp kam thënë se 2 pikë nga këto dy ndeshje si mysafirë nuk janë të mjaftueshme. 4 pikë janë ideale”.

(Kosova Sot Online)