Lojtarët e Kosovës i urojnë shërim të shpejtë Zenelit

  • 08 June 2019 - 14:26
Lojtarët e Kosovës i urojnë shërim të shpejtë Zenelit

Pasi u konfirmua se Arbër Zeneli do të mungojë në ndeshjen kundër Bullgarisë dhe mund t’i nënshtrohet edhe një operacioni për lëndimin e tij në gju, bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren e Kosovës e kanë shprehur mbështetjen e tyre për të.

Arbër Zeneli pësoi lëndim në gju në minutën e 31-të të ndeshjes së mbrëmshme në Podgoricë kundër Malit të Zi, që përfundoi me rezultat 1:1. Ai u kthye menjëherë dje në Prishtinë, ku i bëri testet fillestare mjekësore.

Pas këtyre testeve mjekësore u kuptua se ai s’do të ketë mundësi të luajë në ndeshjen e së hënës kundër Bullgarisë, po ashtu në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. Ky lajm i ka nxitur futbollistët e Kosovës të postojnë në rrjetet sociale mesazhe për Zenelin.

Image

(Kosova Sot Online)