Ronaldo e tregon sekretin e suksesit të tij

  • 08 June 2019 - 15:54
Ronaldo e tregon sekretin e suksesit të tij

Cristiano Ronaldo e shënoi një het-trik për Portugalinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Zvicrës dhe tani ylli i Juventusit ka zbuluar se si e mban veten në formë të mirë në moshën 24-vjeçare.

Tri golat e Cristiano Ronaldos bënë që Portugalia ta mposhtë Zvicrën me rezultat 3:1 në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. T ë dielën, ata do të përballen me Holandën në finale.

“Është përgatitja, etika ime e punës. Ende ndihem i ri, i freskët fizikisht, pavarësisht se jam 34 vjeç. Gjëja më e rëndësishme është koka juaj, të ndiheni të motivuar dhe të lumtur. Nëse ndiqni rrugën time si futbollist, e kuptoni se kam ende shumë për të dhënë. Ndihem shumë mirë”, ka thënë Ronaldo.

“Personalisht kam luajtur në dy finale, atë të “Euro 2004” dhe “Euro 2016”, kjo do të jetë e treta. Tri finale nuk janë pak, shpresoj që të fitoj dy të tilla”.

“Kjo do të ishte fantastike dhe unë shpresoj, po kështu edhe skuadra. Ne mendojmë pozitivisht, edhe për faktin se do të luajmë në shtëpi. Shpresoj që stadiumi të jetë i mbushur, sepse kështu do të ketë energji të mirë”.

“Kjo energji do të transmetohet tek ne. Me tifozët në mbështetje, të gjithë ne mund të jemi më të sigurt në fushën e lojës, do të japim më të mirën”.

(Kosova Sot Online)