Kritikohet se nuk po shënon gola, reagon ashpër Balaj

  • 08 June 2019 - 17:44
Kritikohet se nuk po shënon gola, reagon ashpër Balaj

Bekim Balaj është deklaruar pas humbjes së Shqipërisë nga Islanda.

Kuqezinjtë, në ndeshjen e tretë kualifikuese për “Euro 2020”, humbën 1-0 në udhëtim te Islanda. Balaj nuk po e gjen shpesh rrugën e rrjetës, por ai thotë se për këtë, duhet të ketë më shumë raste të mira shënimi.

“Është dashur të shënonim, të fitojmë, Na vjen keq për lojën që bëmë, për ndeshjen, na duheshin shumë pikët”, tha fillimisht Balaj për Super Sport.

“Nuk po shënoj sa duhet? Nuk duhet ta shohim lojën e sulmuesit lojë individuale. Ne do të bëjmë maksimumin në mënyrën se si rrjedh loja. Nëse themi këtë se nuk po shënoj, atëherë unë duhet të them ku janë harkimet për të shënuar? Nuk është se dominojmë ne ekipet dhe të kemi raste për të goditur 5 herë në portë. Pësuam një gol me vetëm një rast që ekipi kundërshtar pësoi”.

“Jemi të bindur se kishim më shumë raste se Islanda, edhe kjo duhet vlerësuar”.

(Kosova Sot Online)