Vijesti: Ndeshjen me Kosovën ose jetën, kjo ishte zgjedhja e Tumbakoviç

  • 08 June 2019 - 17:51
Vijesti: Ndeshjen me Kosovën ose jetën, kjo ishte zgjedhja e Tumbakoviç

Sinjalet e qarta dhe të pakëndshme nga Beogradi i tij se zhvillim i ndeshjes me Kosovën do të ishte sakrilegj, përdhosje, tradhëti … ishin më të forta se futbolli dhe lojërat.

Tumbakoviç ra në vorbullën e Ballkanit, ai nuk ishte më i fortë se një lojë politike-nacionaliste, nga presioni dhe kërcënimet, shkruan Vijesti. Për herë të parë në karrierën e tij, e cila nuk ishte e shkurtër, ai ishte në situatën që ai dhe lojtarët e tij kishin frikë nga futbolli, se ata duhej të zgjedhin – mes lojës dhe jetës.

Tumbakoviç luftoi me vete, ai gjithashtu pranoi se ndeshja me Kosovën është një “makth”, por ai është profesionalist dhe me emocionet drejt ekipit që e udhëheq atë dhe vendin që ai përfaqëson, ai ishte i përgatitur për ndeshjen.

Sidoqoftë, nuk ishte e mundur t’i bënte ballë kërcënimeve dhe urrejtjes, së pari indirekt (nga mediat), pastaj edhe drejtpërdrejtë.

“Kjo është arsyeja pse vendimi i Tumbakoviçit është i kuptueshëm – nuk është fushë e tij, nuk ka të bëjë fare me futbollin. Është e kuptueshme edhe vendimi i Filip Stojkoviç dhe Mirko Ivaniq, lojtarë të Partizanit të Beogradit, të cilët u detyruan të kthehen në Beograd” përfundon gazeta malazese Vijesti.

(Kosova Sot Online)