Mund ta evitonim golin po Gudmndsson bëri disa lëvizje të bukura dhe na ndëshkoi

  • 08 June 2019 - 17:58
Mund ta evitonim golin po Gudmndsson bëri disa lëvizje të bukura dhe na ndëshkoi

Edi Reja e ka nisur me humbje aventurën në stolin e Shqipërisë. Kuqezinjtë, në ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro2020, humbi 1-0 në udhëtim te Islanda.

Vendasit fituan me një gol të shënuar në minutën e 22-të. Johan Gudmndsson kalo disa lojtarë duke shënuar për 1-0. Pas ndeshjes, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, duke lavdëruar Gudmndssonin për lëvizjet që bëri – tha se mund të kishin evituar golin.

“Mund të ishte evituar ai gol? Po sigurisht mund ta kishim evituar golin, sidomos pasi kaloi 3-4 lojtarë, s’po e di. Është edhe meritë e atij lojtari, bëri lëvizje të bukur, Ndoshta një faull do të kishte qenë mirë, por ai bëri lëvizje të bukura”., tha ai për Super Sport.

“Ndeshja e parë me Rejan? Jemi kuptuar mirë, kemi zhvilluar disa gjëra siç kemi provuar në stërvitje, besoj se ky është vetëm fillimi”.

(Kosova Sot Online)