Fenomeni është Kawhi,Toronto një fitore larg titullit!

  • 08 June 2019 - 18:47
Fenomeni është Kawhi,Toronto një fitore larg titullit!

Nëse ende nuk besoni te Toronto, kjo është koha për ta bërë këtë. Raptors janë një fitore larg nga titulli dhe të hënën do të luajnë para tifozëve të tyre të zjarrtë shansin për t'u bërë kampionë të NBA, për herë të parë në historinë e tyre.

Një skenar, që as tifozët më optimistë nuk e kishin ëndërruar në fillim të garës. Megjithatë, kjo bëhet realitet i merituar pas fitores së finales nr.4 ndaj Golden State, me rezultatin 105:92 nga Toronto.

Spikati talenti Kawhi Leonard, me 36 pikë të realizuara, si pikë referimi i një ekipi që vazhdon të rritet.

Triumfi përfundimtar 3-1 nuk është edhe aq mrekulli, por pasojë e punës së një ekipi që është rritur dukshëm, që di të dalë mbi vështirësitë, fiton besim rrugës dhe ndërgjegjësohet për vlerat e veta, sa herë që arriti të kapërcejë një pengesë. Si “qershia mbi tortë” te Raptors qëndron Kawhi, lojtari më i mirë i këtyre finaleve. Një fenomen, që po bën diçka legjendare.

Golden State ishin të pafuqishëm, në shok, duke treguar se kanë nevojë për një ilaç të fortë për t'u ngritur. I tillë do ishte kthimi i Kevin Durant, i cili vazhdon të vonojë. Klay Thompson nuk ishte i mjaftueshëm për të evituar disfatën, edhe pse ishte më i miri te të tijtë, me 28 pikë të realizuara. Ai mposhti dhimbjet në muskujt e kofshës, duke zhvilluar një ndeshje mjaft pozitive në aspektin personal. Zhgënjeu Stephen Curry, i cili u ndez vetëm në fundin e ndeshjes, kur "treni" kishte ikur.

(Kosova Sot Online)