Ushqim për njerëzit në nevojë, festë me daulle, kjo ishte dasma e Ozil

  • 09 June 2019 - 10:23
Ushqim për njerëzit në nevojë, festë me daulle, kjo ishte dasma e Ozil

Dita më e rëndësishme e jetës u nisme bamirësi.

Po flasim për lojtarin e suksesshëm të Arsenalit, Mesut Ozil  dhe partneren e Amine Gulse, të cilët para kurorëzimit të martesës ofruan ushqim për  16 mijë persona.

Ata ofruan ushqim në 14 qendra sociale për 14 persona në nevojë, si dhe për 12 mijë refugjatë sirianë të akomoduar në kampet në Turqi.

Mesfushori dhe aktorja e famshme e serialeve kurorëzuan këtë të premte martesën e tyre, një festë që duhet nënvizuar që ka nisur që të enjten dhe u finalizua të shtunën (8 qershor).

Ozil mori nusen në shtëpinë e tij me një festë dhe organizim tradicional, , ku nuk mungoi as daullja.

Ozil dhe Gulse  sfiduan veten edhe në kërcim, duke kërcyer  vallet tradicionale.

Sakaq çifti hoqi dorë nga marrja e dhuratave tradicionale nga të ftuarit e dasmës.

Ata u bënë thirrje të ftuarve që të dhurojnë në një organizatë bamirëse që financon operacionet për fëmijët në vendet në zhvillim.

Janë plot 1000 fëmijë që pritetë të përfitojnë.

Në 2014, mesfushori i Arsenalit, 30 vjeç, dhuroi fitimet e Kupës së Botës 2014, rreth 240,000 funte, për të paguar operacionet për 23 fëmijë brazilianë.

 

 

(Kosova Sot Online)