Santos zbulon: Çfarë gabimi që e futa Ronaldon kundër Manchester Unitedit

  • 09 June 2019 - 13:29
Santos zbulon: Çfarë gabimi që e futa Ronaldon kundër Manchester Unitedit

Fernando Santos është kthyer në një hero kombëtar në Portugali, pas triumfit në Euro 2016, sepse u bë trajneri i parë që arriti të merrte maksimumin nga një skuadër plot talente dhe me një përbindësh si Cristiano Ronaldo në sulm.

Santos e Ronaldo, një dyshe e shkëlqyer te Portugalia, që në fakt ka një marrëdhënie të ngushtë prej 15 vitesh. Ishte viti 2003, kur Santos mori drejtimin e Sportingut të Lisbonës dhe në ekip gjeti një 18-vjeçar të talentuar, pikërisht Ronaldo.

Santos vendosi ta provonte në një miqësore kundër Manchester United dhe ishte ndeshja që la gojëhapur Alex Ferguson, i cili u dashurua me mënyrën e të luajturit të talentit portugez, duke i kërkuar klubit ta blinte urgjentisht.

Santos e mban mend mirë atë ndeshje, të cilën e quan një ndër gabimet më të mëdha në karrierën e tij, edhe pse natyrisht është paksa me humor, sepse karriera që ka bërë Ronaldo është aq e madhe, saqë është budallallëk të të vijë keq që shpërtheu në moshë të re.

“Nuk do duhej ta hidhja në fushë kundër Manchester United. I dhashë pak minuta sa për ta parë dhe e humba për atë veprim”, tha Santos.

Ronaldo dha dy asiste në atë miqësore: “Aty e kuptuam çfarë futbollisti mund të bëhej”, shprehet Santos, i cili beson se Ronaldo është end elarg fundit të karrierës: “Mendoj se mund të vijojë edhe 3-4 vite pa probleme. Ka objektiva të saktë dhe të rëndësishëm, çka bën që të ruajë një gjendje të mirë fizike Nuk është normale që një 34-vjeçar të shënojë 50 gola, ndaj besoj se do vazhdojë ende për shumë vite”. 

(Kosova Sot Online)