Vinicius Jr: Neymar dhe Ronaldinho janë idhujt e mi

  • 09 June 2019 - 14:43
Vinicius Jr: Neymar dhe Ronaldinho janë idhujt e mi

Talenti i Real Madridit, Vinicius Jr. ka zbuluar se ylli i Paris Saint-Germain, sulmuesi Neymar dhe legjenda Ronaldinho janë idhujt e tij.

18-vjeçari ka pranuar se ai përpiqet të imitojë lëvizjet e bashkatdhetarit të tij me top, teksa edhe Ronaldinhon e ka cilësuar hero.

“Neymar është idhulli im dhe përpiqem të imitoj shumë gjëra që ai bën në fushë”, ka thënë fillimisht Neymar për Fox Sports. 

“Ai gjithmonë më dërgon video të ndeshjeve të tij dhe ai thotë: ‘bëj të njëjtën, djalosh'”.

“Ai bën gjëra si askush tjetër në fushë”.

“[Ronaldinho] është një tjetër lojtar që më pëlqen dhe unë shikoj videot e tij për të mësuar”.

“Neymar dhe Ronaldinho janë dy nga idhujt e mi më të mëdhenj”, përfundoi talenti i Real Madridit.

Vinicius është aktualisht në pushime në Brazil pasi ai nuk ishte thirrur nga trajneri i kombëtares, Tite, për Copa America 2010, që do të zhvillohet në vendin e tij të lindjes.

(Kosova Sot Online)