Vazquez, emri i ri në listën e dëshirave të Interit

  • 09 June 2019 - 15:08
Vazquez, emri i ri në listën e dëshirave të Interit

Media të shumta në Itali dhe Spanjë raportojnë se Interi është në bisedime me Real Madridin për Lucas Vazquez, i cili vlerësohet 30 milionë euro.

Sipas mediumeve Tuttosport, Mundo Deportivo dhe Sky Sport Italia, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka qenë në Madrid duke diskutuar për lojtarë të ndryshëm që nuk janë më në planet e Zinedine Zidane.

Ndërsa disa janë të vështirë për t’u arritur, si Gareth Bale dhe Isco, ata mund të jenë me fat për spanjollin Lucas Vazquez.

Anësori spanjoll mbush 28 vjet muajin e ardhshëm dhe mund të luajë në shumë pozita, duke përfshirë gjithë krahun e djathtë të fushës. 

Ai i kushtoi Real Madridit vetëm një milion euro për ta blerë nga Espanyoli në vitin 2015 dhe është nën kontratë deri në qershor 2021.

Çmimi për Vazquez tani është rreth 30 milionë euro, por me ardhjen e Eden Hazard dhe Luka Jovic, ai do të jetë i etur të shkojë dikur ku mund të luaj më shumë.

(Kosova Sot Online)