Mbyllet pjesa e parë në takimin Angli – Zvicër, ja rezultati

  • 09 June 2019 - 15:49
Mbyllet pjesa e parë në takimin Angli – Zvicër, ja rezultati

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Angli-Zvicër.

45 minutëshi i parë i kësaj sfide u mbyll ashtu siç edhe i’a filloi, pra 0-0.

Të dyja skuadrat po luajnë futboll të hapur, me anglezët diçka më kërkues, por që nuk arritën t’i konkretizojnë dy raste të pastërta. 

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë të këtij takimi, e që është i vlefshëm për medaljen e bronztë të divisonit A në Ligën e Kombeve.

Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual që mund të ndodhë në “Estadio Afonso Henriques” të Guimaraes.

Kujtojmë se finalja mes Portugalisë dhe Holandës zhvillohet po sonte me fillim nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)