S’ka fitues pas 90 minutave, ndeshja mes Zvicrës dhe Anglisë shkon në vazhdime

  • 09 June 2019 - 16:59
S’ka fitues pas 90 minutave, ndeshja mes Zvicrës dhe Anglisë shkon në vazhdime

Është mbyllur 0-0 koha e rregullt mes Anglisë dhe Zvicrës, fituesi i vendit të tretë të Nations League do të mësohet pas 30 minutave vazhdime – ndoshta edhe pas ekzekutimit të penalltive.

Ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes mes Anglisë e Zvicrës, e cila po luhet për vendin e tretë të edicionit të parë të Nations League.

Dyja skuadrat kishin rastet e veta për 90 minuta, por nuk i konkretizuan dhe koha e rregullt përfundoi ashtu siç edhe filloi, 0-0.

Kështu, fituesi i vendit të tretë të Nations League do të mësohet pas 30 minutave vazhdime – ndoshta edhe pas ekzekutimit të penalltive.

Nga minuta e parë për Zvicrën e nisën ndeshjen dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Por, anësori i Liverpoolit u detyrua të lërë fushën para kohe.

Shaqiri u lëndua në minutën e 63’, duke lëshuar fushën e lojës për Steven Zuber.

(Kosova Sot Online)