A do të debutojë Florent Hadërgjonaj? Përgjigjet trajneri i Kosovës

  • 09 June 2019 - 18:02
A do të debutojë Florent Hadërgjonaj? Përgjigjet trajneri i Kosovës

Challandes nuk ka treguar nëse nesër do të luajë Hadërgjonaj.

Kosova do të luajë kundër Bullgarisë me shumë ndryshime. Pas Herolind Shalës, Hekuran Kryeziut dhe Valon Berishës – të hënën do të mungojë edhe Arbër Zeneli, pas lëndimit që pësoi të premten kundër Malit të Zi.

Mirëpo, në konferencë për media para kësaj ndeshje, Bernard Challandes nuk ka dashur të tregojë nëse nesër do të debutojë Hadërgjonaj. 

“Hadërgjonaj është lojtar i Kosovës dhe mund të luajë, por nuk e zbuloj formacionin”, u përgjigj Challandes.

“A është i gatshëm për lojë Hadërgjonaj sepse keni thënë se nuk është i përgatitur sepse s’ka luajtur shumë në Angli? Nuk kam thënë se nuk është i gatshëm, por që nuk ka luajtur për 2 muaj dhe nuk është e lehtë pas 2 muajsh të luash me ekipin Kombëtar. Për momentin nuk mund të them 100% a do të luajë apo jo Florenti”.

(Kosova Sot Online)