Ronaldo: Kurrë nuk kam luajtur keq, ju vendosni se a e meritoj Topin e Artë

  • 10 June 2019 - 10:28
Ronaldo: Kurrë nuk kam luajtur keq, ju vendosni se a e meritoj Topin e Artë

Cristiano Ronaldo nuk i ka kursyer lëvdatat për veten përsëri duke e lartësuar të qenit top lojtar për 16 vjet pasi e shtoi edhe një trofe në karrierën e tij të bujshme të dielën.

Portugalia e mundi 1:0 Holandën për ta fituar edicionin e parë të garës së re të UEFA-s, falë një goli nga Goncalo Guedes të dielën në Porto, shkruan Gazeta Express.

Ky ishte trofeu i dytë i Ronaldos me Portugalinë, pas Kampionatit Evropian 2016.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë të luaj keq, për 16 vjet numrat (statistikat) flasin vetë. Unë e kam dëshmuar veten gjatë karrierës sime, pavarësisht se çfarë flasin njerëzit, statistikat flasin vetë”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

I pyetur për Topin e Artë, ylli i Juventusit tha: “Unë i kam fituar tre trofe këtë sezon, gjatë të cilit kam qenë i mirë. Çfarë mund të bëj tjetër? Nuk e di nëse e meritoj, këtë vendoseni ju vetë. Ju jeni ata që vlerësoni, unë nuk do të flas”. 

(Kosova Sot Online)