Berisha drejt ekipit të ri, Atalanta mund t’i prishë punë

  • 10 June 2019 - 12:54
Berisha drejt ekipit të ri, Atalanta mund t’i prishë punë

Etrit Berisha nuk do të vazhdojë më tek Atalanta dhe kjo nuk ka më dyshime. Shqiptari do të largohet në verë dhe klubi që e do në skuadër është SPAL-i. 

Skuadra e Seria A ka marrëdhënie të mira me Atalantan dhe drejtuesit e klubit duan t’i shfrytëzojnë për të arritur te portieri. Mediet italiane bëjnë me dije se në lojë ka hyrë dhe një portier tjetër, po i Atalantas. 

Fjala është për portierin e Frosinones Marco Sportiellon. 27-vjeçari është në pronësi të Atalanatas, por ka qenë i huazuar tek ekipi tjetër italian. Shtatlarti do të rikthehet nga huazimi dhe zikaltërit po mendojnë ta shesin te SPAL-i.

(Kosova Sot Online)