Conte zyrtarizon “vjedhjen” e parë nga Real Madridi

  • 10 June 2019 - 13:47
Conte zyrtarizon “vjedhjen” e parë nga Real Madridi

IAntonio Conte është vënë në lëvizje për të formuar Interin e tij të ardhshëm. Grupi i tij i punës është i kompletuar, tashmë ka nevojë për lojtarë, por një lëvizje të fundit e ka kryer tek Real Madridi.

Quhet Antonio Pintus dhe do të largohet nga Zinedine Zidane për t’u bashkuar me Antonio Conten. Prej tre vitesh ai është përgatitësi fizik i skuadrës madrilene, që arritën të fitojnë tre Champions League radhazi.

Pintus është italian në origjinë dhe kishte kohë që kishte planifikuar të kthehej në vendin e tij. Conte ia ka dhënë këtë mundësi për t’u bashkuar tek Inter dhe marrëveshja mes tij dhe klubit për termat ekonomikë është mbyllur. 

57-vjeçari vlerësohet nga të gjithë lojtarët e Real Madridit, që besojnë se falë tij arritën të ruajnë atë rendiment fizik të madh duke lulëzuar në Champions League. Marcelo ka konsideratë tepër të lartë për të, ndërsa vetë Isco pati deklaruar: “Ai na përgatit si të ishim avionë”.

(Kosova Sot Online)