Çmendet ish-piloti i Formula 1, përplas mekanikun gjatë pit-stop

  • 10 June 2019 - 14:35
Çmendet ish-piloti i Formula 1, përplas mekanikun gjatë pit-stop

Ish-piloti japonez i Formula 1, Takuma Sato, ka qenë protagonist i një aksidenti të frikshëm në garazh, në momentin që po kryente një “pit-top” për të ndërruar gomat. Ngjarja ka ndodhur në garën Texas 600, në kampionatin e IndyCar.

Në momentin që piloti japonez hyri në bokse, llogariti keq trajektoren dhe u përplas me një mekanik që e priste gati për ndalesën. Mekaniku “fluturoi” në ajër. Për fat të mirë asnjë dëmtim i rëndë, thjesht disa dëmtime të lehta dhe shumë frikë.

“Pit-stop” u krye rregullisht edhe pse ky incident krijoi shumë panik dhe humbje kohe në garë për pilotin. Takuma Sato numëron 90 gara në Formula 1, si pilot i Jordan, BAR dhe Super Aguri në vitet 2002-2008.

(Kosova Sot Online)