Celina, gati për Bullgarinë

  • 10 June 2019 - 17:47
Celina, gati për Bullgarinë

Celina duket se është gati për Bullgarinë. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, duket se është gati për ndeshjen e stome kundër Bullgarisë.

Ai ka postuar një foto nga hoteli ku po qëndrojnë futbollistët deri pak para ndeshjes dhe ka shkruar: “Dita e ndeshjes”. 

Në mungesë të Arbër Zenelit, i cili u lëndua në barazimin 1-1 me Malin e Zi, Celina pritet të startojë në sulm së bashku me Milot Rashicën dhe Vedat Muriqin. 22-vjeçari, i cili aktivizohet te Swansea City, ka bërë 12 paraqitje me “Dardanët” dhe ka shënuar 2 gola.

Image

(Kosova Sot Online)