Vinicius zgjedh mes Ronaldos dhe Messit

  • 10 June 2019 - 18:05
Vinicius zgjedh mes Ronaldos dhe Messit

Vinicius ka zgjedhur Benzeman para Messit dhe Ronaldon. Talenti 18-vjeçar i Real Madridit, Vinicius Junior, ka nisur tashmë pushimet dhe gjendet në vendlindje, në Brazil.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Fox Sport Brazil”, Vinicius është pyetur se më kë do të dëshironte të luante, me Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon – ai ka zgjedhur Karim Benzeman.

“Është e vështirë, sepse skam luajtur kurrë me asnjërin. Do të zgjedh Benzeman. Ai gjithmonë më ndihmon në fushë”, u shpreh Vinicius për Fox Sport Brazil. Në sezonin debutues, Vinicius ka bërë 31 paraqitje me Reali, ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 12 asiste në të gjitha garat.

(Kosova Sot Online)